Kosova i dhuron Shqipërisë 200 mijë euro për rindërtimin: Burime teknike sa herë të keni nevojë (VIDEO)

17 Shkurt 2020, 17:22| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:55

  • Share

Përveç ndihmave të dhëna që në momentin e parë pas tërmetit, veçanërisht me ekipet e kërkim-shpëtimit për jetët nën rrënoja, Kosova në Konferencën e Donatorëve, ka dhuruar edhe 200 mijë euro të tjera në formën e granteve. Përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës, radhiti njëra pas tjetrës ndihmesat që shteti me popullsi shqiptare dha ndaj popullit shqiptar në nevojë, duke thënë se që në momentin e parë u dhuruan 500 mijë euro nga fondet e mergjencës.

Po ashtu, tha ai, komuniteti i biznesit hapën dyert për personat e pastrehë dhe mblodhën ndihma. "Mjekë, arkitektë, inxhinierë ofruan ndihmën e tyre", tha përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës.

Megjtihatë, mbështetja e qeverisë së Kosovës, nuk mbetet me kaq.  Ai tha se |"angazhojmë mbështetjen tonë në forma të tjera, duke ofruar burimet tona teknike sa herë të jetë nevoja". 


Lajmi kryesor:

Konferenca e donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë' 1.15 miliardë € për rindërtimin pas tërmetit, prej tyre 300 mln € grante (dhuratë)! /VIDEO


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?