Edi Rama

Kosova hoqi dinarin serb, reagon Rama: E drejtë e saj të zbatojë Kushtetutën! Pas ‘Banjskës’, thelbësore të ruhet ekuilibri

5 Shkurt, 14:35| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar  shkëmbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit” shkruan Rama në një postim në X

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përsëriti sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).  Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

Rregullorja e BQK-së - që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt - parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

 

Autoritetet në Kosovë kanë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri thirrje të hënën (5 shkurt 2024) për bashkëpunim me aleatët e Kosovës në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e rregullores së Bankës Qendrore.

“Rrjedhimisht unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët e Kosovës se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarit, nuk është rregullore që e përmend diku dinarin por është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave, koorrupsionit dhe shumë masa tjera”, tha presidentja Osmani.

Autoritetet në Serbi thonë se vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve, ndërsa kanë paralajmëruar thirrjen e një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?