‘Kosova është zemra e Serbisë’, Federata e Tenisit të Kosovës i përgjigjet gjestit provokativ të tenistit serb: Po nxit tensione mes dy vendeve

30 Maj 2023, 17:29| Përditesimi: 30 Maj 2023, 17:31

  • Share

Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar pas gjestit provokativ të tenistit serb Novak Djokovic, i cili në përfundim të ndeshjes në French Open, shkroi në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

Pas këtij gjesti ka ardhur edhe reagimi nga presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, i cili në një deklaratë zyrtare thotë se mesazhi ‘Kosova është zemra e Serbisë’ nxit tension mes Serbisë dhe Kosovës, mes të cilave dy ditët e fundit ka pasur goxha tension.

“Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje. Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike”, shkruhet në komunikatë.  

Kjo nuk është hera e parë që Djokovic përkrah gjëra të tilla që janë kundër Kosovës, e që pothuajse në çdo ndeshje sportive shfaqen nga tifozët serb.

Mesazhi i Djokovic

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 31/05/2023 10:00

    BASTARDET KANE FYTYRE ME TE HAJRIT SE KY SEPSE TE PAKTEN NUK JANE KRIMINELE DHE HAJDUTE SI TE GJITHE SERBET..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?