Flamuri i shpalosur në tribunat e tifozëve

'Kosova është Serbi', skandal në futbollin holandez, tifozët e Twentes bëjnë gjestin e shëmtuar

25 Prill 2023, 22:20| Përditesimi: 25 Prill 2023, 22:24

  • Share

Një skandal është shënuar në ndeshjen e sotme në kampionatin holandez mes skuadrave të Twentes dhe Sparta Rotterdamit ku është shpalosur një flamur i hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Përveç gjashtë golave që u shënuan në stadiumin “De Grolsch Veste”, në tribuna u pa flamuri që përdoret vazhdimisht për të provokuar polemika dhe tensione të panevojshme. Pavarësisht se Holanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, politika vijon të jetë e pranishme në sport dhe këtë e tregon edhe akti skandaloz i tifozëve të Twentes që ka synim të përhapë urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në flamurin e shfaqur në tribuna nga tifozët e Twentes, shihet harta e Kosovës dhe brenda saj flamuri i Serbisë, ndërsa shkruhej “Kosova është Serbi”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?