Shkrime ‘Kosova është Serbi’ në këmbët e urës së ‘Dajlanit’ në Durrës, piktori merr iniciativën për të fshirë! Bledar Çakalli: Nxisin përçarjen mes shqiptarëve

28 Prill 2023, 16:06| Përditesimi: 28 Prill 2023, 16:17

  • Share

Piktori dhe aktivisti Bledar Çakalli, ka nisur të fshijë grafitet, të cilat përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe fyerje për kosovarët në këmbët e “Urës së Dajlanit” dhe zonën rreth plazhit të Durrësit.

“Janë grafite me fjalë ofenduese e përçarja për shqiptarët e Kosovës në gjuhën sllave, ndër të tjera shkruhet ‘Kosova është Serbi’”. Janë kudo nga stacioni i trenit deri në plepa. Ka grupe qarqe që janë për përçarje! Para dy ditësh kam parë si detyrë të nis fshirjen e tyre, nuk mund të lejojmë përçarje se kemi një shekull të përçarë. Kam pasur mbështetje nga qytetarët për blerjen e bojërave”.

Ai tregon se këto shkrime bëhen nga të njëjtat grupe individësh për të cilët policia nuk ka marrë ende masa ndërkohë që kjo përbën dëmtim të pronës publike dhe është një fenomen i përsëritur të paktën në pesë vitet e fundit.

Çakalli ka ndërmarrë iniciativën jo vetëm për të fshirë grafitet me gjuhë urrejtje por dhe për të vendosur në vend të tyre simbole kombëtare. Ndaj kërkon që nismës t’i bashkohen shumë më tepër qytetarë dhe biznese, për të mbuluar kostot e realizimit të muraleve.

Me nisjen e sezonit veror, turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë ata të cilët vizitojnë më shpesh zonën e plazhit, por edhe zona të tjera në qendra të qytetit, prandaj ndërhyrja dhe marrja e masave për shkrimet me gjuhë urrejtje është një pikë kyç e të pasurit një sezon turistik më të këndshëm për pushuesit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 28/04/2023 19:21

    Edvin shkjau shqipfolës e shiit Durrësin tek shkjau fashist serborus! Ç’far të prutet tjeter nga ky tradhtar…!

    Përgjigju
    • Tironsi: 28/04/2023 20:44

      O injorant o serb i ndyre qe shan Ramen edhe per keto banalitete te njerezve qe i ka denuar historia

  • Beqir Grajcevci: 28/04/2023 18:53

    Per nje parull - Kosova Republik - populli i Kosoves denohej me burge te rende . Tash ne Shqiperin e pionereve te Enverit Hoxhes vellezerit shkije shkrujen parulla e askush as nuk pyetet e as pengohet per keto parulla . Vizitoret me te medhenj te bregdetit shqiptar dihet se jane Kosovaret . Pas gjithe atyre masakrave qe perjetuan kosovaret-dikush madje as varret nuk e di se ku i kane athue si ndihet ?Ata kane shkue ne pushime e shohin ato parulla Kjo tregon me se miri se vellazeria komuniste egziston si ne vitin 1945 me Enverin e kunder Kosovareve

    Përgjigju
    • Mirditor: 29/04/2023 16:48

      NUK TE SHKON MENDJA SE ATO QE E KAN SHKRUJT NDOSHTA NUK JAN SHQIPTAR? Mund te jet nje lloje hilje per te fut sherr mes nesh. Kaq nuk e kupton?

  • Arbëri: 28/04/2023 16:24

    Åse jo , kur Edvin shkjau shqipfolës e ka mbushur Durrsin më serborus fashist. Tradhtia dumhet varit nu nga këmbët e kësaj Ure…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?