‘Kosova është Evropë’, deputeti ukrainas flet shqip! Drejton thirrjen për shtetet, që të njohin pavarësinë e saj (VIDEO)

11 Tetor 2022, 16:28| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 16:50

  • Share

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës teksa përfundoi fjalimin e tij, ai foli dhe në gjuhën shqipe duke drejtuar thirrjen “Kosova është Evropë”, ku i ka bërë apel të gjitha vendeve që të njohin pavarësinë e saj.

“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë.

Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, tha  Goncharenko.


Lajmi kryesor:

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës përsërit thirrjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës: Kanë të drejtë të kërkojnë pavarësi


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?