Bruno Labbadia

Kosova e gjen trajnerin në Gjermani, 57-vjeçari ka drejtuar Leverkusenin dhe Hamburgun

26 Janar, 20:10
  • Share

Bruno Labbadia është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Kosovës në futboll. Dardanët kanë disa muaj pa trajner dhe 57-vjeçari gjerman ka rënë dakord për të drejtuar ekipin.

Sipas të dhënave që vijnë nga Kosova, Bruno Labbadia do udhëtojë pas disa ditësh në Prishtinë dhe do shohë kushtet e punës. Parimisht akordi është gjetur mes palëve dhe trajneri duket se do jetë përzgjedhësi i ri i përfaqësueses dardane.

I lindur në Darmstadt, Bruno Labbadia është një emër i njohur në Bundesligë, pasi ka drejtuar skuadra si Greuther Furth, Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Hertha apo edhe Wolfsburg.

Të dhënat e trajnerit me klubet që ka drejtuar

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?