Flamuri i BE-së dhe Kosovës

'Kosova duhet të shmangë veprimet që nxisin tension', këshilltari i Kurtit i përgjigjet BE-së: Mos ngatërroni periudhën ku jetojmë

5 Shkurt, 11:59| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:01

  • Share

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano të lëshuar të dielën ku tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.

Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) Zulfaj ka shkruar se nuk duhet të ngatërrohet qëllimi i dialogut në Bruksel e as periudhën në të cilën jetojmë.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, shkroi Zulfaj.

BE-ja i ka parë me shqetësim të madh operacionet e Policisë në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

“BE-ja i kërkon Kosovës edhe një herë t’i shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja”,deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kujtojmë se gjatë një aksioni nga autoritetet e Kosovës janë mbyllur katër komuna paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?