Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për dinarin në Bruksel! Bislimi: Dakord me propozimin e Lajçak! Emisari i BE-së: T’i vazhdojmë diskutimet

4 Prill, 17:21| Përditesimi: 4 Prill, 17:22

  • Share

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të bien dakord për çështjen e dinarit serb, as pas takimit të tretë radhazi në Bruksel, tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviç.

Ai u shpreh se Prishtina nuk tregoi vullnet të mjaftueshëm për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.

Petkoviç theksoi gjithashtu se pret që Lajçaku të bëjë një ftesë të re për diskutime për pagesat për dhjetë ditë. Ai përsëriti se kjo çështje do të ishte e zgjidhur, sikur të ekzistonte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi deklaroi se është pajtuar me propozimin e të dërguarit për dialogun Lajçak, sa i përket çështjes së dinarit, ndërsa Serbia ka kërkuar kohë shtesë.

Në një reagim në platformën X, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar se në takim është diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat që atakohen nga nga vendimi i BQK-së.

“Ia dolëm të mbushim disa boshllëqe mes propozimeve të të dyja palëve”.

“Kam në plan t’i vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka thënë Lajçaku.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?