Ndërtesa e blerë nga Kosova

Kosova blen vilën prej 7.4 milionë eurosh për ambasadën në qendër të Londrës

10 Prill 2023, 21:08| Përditesimi: 10 Prill 2023, 21:20

  • Share

Në kuadër të përpjekjeve për zhvendosjen e ambasadës së saj, Kosova ka blerë një vilë luksoze në Londër të Britanisë së Madhe. Mësohet se ndërtesa është blerë për shumën e 6.5 milionë paundësh (7.4 milionë euro).

Lajmi është bërë i ditur nga media britanike “The Telegraph” ku shkruhet se vila me 530m2 hapësirë i përkiste më parë komedianit të njohur Spike Milligan.

Marrëveshjen për blerjen e rezidencës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti ndërsa ndërmjetësimi u bë nga agjencia “Beauchamp Estates”.

Nga rruga “John Street” në Holbron ku tani ndodhet ambasada e Kosovës në Londër, do të zhvendoset në vilën që gjendet fare pranë një prej parqeve më të mëdha të Londrës, i njohur si Hyde Park.

Sipas medias britanike, stafi i ambasadës do të hyjë në objekt pas përfundimit të punëve për rinovimin e ndërtesës. Vila është ndërtuar në vitin 1890, dhe raportohet se ka dhoma të mëdha në katin përdhes dhe katin e parë. Po ashtu ka tavane të larta dhe dritare të gjata dhe është e vendosur në një prej rajoneve më të favorvshme që kërkohen për ambasada. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 12/04/2023 12:44

    ESHTE 5697 METRA KATROR SIPAS ANGLEZVE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?