Asambleja Parlamentare e NATO-s

Kosova pranohet si anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

25 Mars, 20:51| Përditesimi: 25 Mars, 21:54

  • Share

Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s votoi pro kërkesës së Kuvendit të Kosovës për pranimin si anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

E pranishme  në mbledhje ishte dhe Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit, Mimi Kodheli, njëherazi kryetare e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO, e cila u zhvillua në Estoni, në datat 23-24 mars.

Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë sot në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës.

Votuam me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusin e ri që Kosova do të ketë në Asamble.

Prej sot Kosova është de facto anëtari më i ri i Asoociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari' shkruan Kodheli në një postim në facebook.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?