Kosla, receta çame e qofteve me miell misri në tavë kosi nga zonja Albana

28 Maj, 11:56| Përditesimi: 28 Maj, 11:57

  • Share

Kosla, recetë çame

Përbërësit:

Për kokrrat:

  • 2 gota miell misri
  • 4 kokrra vezë
  • 1 qepë e thatë
  • Kripë, piper i zi
  • Kopër
  • Gjalpë për skuqje

Për lëngun:

  • 1 kg kos
  • 2 të verdha vezësh të freskëta
  • 1 lugë miell
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në fillim vendosim miellin në tavolinën e punës. Grijmë qepën në rende. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë aty qepën e grirë, kripën dhe i përziejmë mirë. Po aty shtojmë dhe koprën të grirë hollë. Hapim një gropë në mes të miellit dhe hedhim masën e vezëve me qepët dhe erëzat. Na krijohet një brumë i fortë që nuk ngjit në duar. Marrim nga një lugë gjelle nga brumi dhe krijojmë topa (më të mëdha se një kokërr arrë). I skuqim në gjalpë.

Në një tigan zverdhim miellin me 1 lugë gjalpë të tretur. Gjithmonë raporti i gjalpit me miellin kur e skuqim duhet të jetë 1 me 1. Përziejmë kosin në një tas. Shtojmë të verdhat e vezëve të rrahura më parë dhe i përziejmë mirë bashkë. Më pas miellin e skuqur me gjalpë të holluar me pak ujë që të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund shtojmë hudhrat të cilat i kemi shtypur në havan me pak kripë. Masën e përtuar e hedhim në një tepsi ku brenda kemi vendosur kokrrat e skuqura në gjalpë.  E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Kur nxirret nga furra, në pjatë i hidhet piper i zi apo i kuq sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?