Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

Korrupsioni tremb shqiptarët, vetëm 14 sinjalizime në 2019, një person kërkoi mbrojtje pasi denoncoi një aferë në administratë

4 Maj 2020, 17:01| Përditesimi: 4 Maj 2020, 17:12

  • Share

Në vitin 2016 u miratua ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit në administratën publike dhe sektorin privat. Në atë kohë, pati pritshmëri të mëdha për rolin e këtij ligji në luftën kundër korrupsionit, betejë e cila është një ndër kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Ligji, i asistuar nga partnerët ndërkombëtarë, u prezantuan si një mjet i rëndësishëm anti-korrupsion. Por, shqiptarët duket se i tremben hakmarrjes së zyrtarëve të korruptuar si dhe vijojnë të mbeten mosbesues tek mekanizmat mbrojtëse nëse denoncojnë rastet e korrupsionit.

Gjatë viti 2019, janë regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi të korrupsionit dhe vetëm 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja e ardhur nga sektori publik. Të dhënat për zbatimin e ligji për sinjalizimin pasqyrohen në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili është ngarkuar me zbatimin e këtij ligji. Për rastet e referuara, ILDKPKI ka njoftuar  KLSH për auditim të fondeve publike, Prokurorinë e Tiranës për të nisur ndjekjen penale si dhe titullarët e autoritetit publik ku është denoncuar rasti i korrupsionit, për marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.

Në kuadër të zbatimit të ligjit në fjalë, janë ngritur dhe funksionojnë 168 njësi përgjegjëse në sektorin publik, si dhe 444 njësi përgjegjëse në sektorin privat. Këto njësi kanë për detyrë administrimin dhe hetimin e sinjalizimeve të rasteve të korrupsionit. si dhe të shqyrtojnë kërkesën e sinjalizuesit për mbrojtje nga hakmarrja, nëse sinjalizuesi e kërkon. Gjatë vitit 2019, Inspektorati i Lartë ka marrë dhe administruar 147 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse pranë autoriteteve publike, ku vetëm në 2 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste korrupsioni. Në lidhje me njësitë përgjegjëse pranë sektorit privat janë marrë dhe janë administruar 244 raporte, ku vetëm në 1 njësi janë paraqitur dhe trajtuar sinjalizime të korrupsionit.

Raportimi  i ILDKPI

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cim Basholl Kukalwshi: 06/05/2020 09:36

    Te fala boji Cim Gan gjobaxhiut dhe Basholl Kukaleshit.

    Përgjigju
  • Gezim: 04/05/2020 21:20

    Po nepotizmi ne administrate kush e kontrollon???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?