Kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka

Kronikë

Korrupsioni në zgjedhje, SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka! Ka dyshime se është larguar ilegalisht jashtë vendit

26 Maj 2021, 11:09| Përditesimi: 26 Maj 2021, 13:47

  • Share

TIRANË- SPAK i ka bërë ditën e sotme një kërkesë Policisë për arrestimin e ish-kandidatit për deputet të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Etjon Joka pasi u filmua duke blerë vota. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Apeli i GJKKO-së, ka refuzuar kërkesën e Jokës për heqjen e masës 'Arrest me burg', i cili vijon të jetë në kërkim.

Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Etjon Joka e ka mohuar duke thënë se është e sajuar, duke theksuar se do të ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

"Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", ka shkruar më herët ai. 

SPAK aktualisht ka dyshime se Joka është larguar jashtë vëndit në mënyrë ilegale dhe kërkon që policia shqiptare të bashkëpunojë edhe me Interpol për prangosjen e tij.

Hetimi ndaj Jokës është një nga 37 procedime penale të regjistruara në SPAK për krime zgjedhore që lidhen me korrupsionin aktiv e pasiv ndërsa Report Tv mëson se të dyshuar janë mbi 30 persona mes tyre edhe funksionarë publik. Këto hetime sqaruan burime pranë SPAK janë të hapura dhe pritet shpejt të ketë rezultate konrete për to.

Si u zbulua blerja e votave?
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.  

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?