Me rreth Eduart Struga, ish- drejtori i burgut 313

Kronikë

Korrupsioni në burgun 313/ SPAK jep pretencën: Kërkohen nga  4 vite burg për ish- drejtorin dhe përgjegjësin e logjistikës! 3 vite për biznesmenin sekser

27 Tetor 2021, 13:10| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 13:13

  • Share

SPAK kërkon nga 4 vite burg për ish-drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit 2020 si dhe ish-përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.

Report Tv ka siguruar pjesë nga pretenca e dhënë SPAK, që ka kërkuar nga GJKKO 4 vite burg për 2 zyrtarët e burgut si dhe 3 vite  për biznesmenin Ervin Kurtulla.

I pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit 'Jordan Misja', në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”.

Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t'ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?