Ish-dretori i burgjeve, Eduart Strugaj

Kronikë

Korrupsioni me dyqanin e burgut te '313'-ta, GJKKO dënon me burg ish-drejtorin dhe përgjegjësin e logjistikës! 3 vite për biznesmenin sekser

3 Dhjetor 2021, 09:25| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 09:46

  • Share

Ish-drejtori i burgut ‘313 Jordan Misja’ Eduart Struga është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 6 muaj burg, ndërsa përgjegjësi i sektorit të logjitsikës Florjan Ahmetaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vite burg për korrupsion. Në burg është lënë edhe Ervin Kurtulla, biznesmeni i cili është dënuar me 3 vite burg, pasi është përfshirë në skemën korruptive.

Nga hetimet ka rezultuar se dy ish-zyrtarët e lartë të burgut janë përfshirë në skena korruptive me vlera miliona lekë. Për Strugën dhe Ahmetaj është vendosur gjithashtu edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Eduard Struga, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit 'Jordan Misja', në bashkëpunim me shtetasin Florjan Ahmetaj, me detyre shef i llogjistikës, kanë kërkuar dhe kane marrë nga shtetasi I. Paço, një shumë prej 457.000 (katërqindë e pesëdhjet e shtatë) mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP”. Ndërkohë shtetasi I. Paço ka bashkëpunuar me Ervin Kurtullën për t'ia dhënë paratë Ahmetajt dhe Strugës.

Ish-drejtori i burgut, Eduart Struga, bashkë me Florjan Ahmetajn dhe Ervik Kurtullën, u arrestuar në prill të 2020, pasi në këmbim të parave kishin lejuar aktivitetin e një minimarketi brenda burgut 313.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?