Korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, nis gjykimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla! Pranohet kërkesa e avokatëve për gjykim të zakonshëm

20 Dhjetor 2023, 12:55| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:19

  • Share

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës Edison Memolla. Togat e zeza pranuan gjithashtu kërkesën e avokatëve për gjykim të zakonshëm.

Akuza ndaj Memollës tij u ngrit pasi në u transmetuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore sa t’i merrte votat, e madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagesë, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?