Korrupsion në AMA për favorizimin e TV kabllore, dosja kalon në SPAK

6 Qershor 2020, 10:30| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 10:34

  • Share

Dosja me 8 persona të proceduar, të cilët janë pronarë të televizioneve kabllore dhe anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive do hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK. Vendimi për transferimin e dosjes është marrë nga prokuroria e Elbasanit, e cila urdhëroi që kjo çështje të hetohet dhe gjykohet nga SPAK-u, pasi zyrtarët personat akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Suela Musta anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive, dhe dy ish-anëtarë të këtij institucioni Izmir Hajdari dhe Andrea Nathanaili, dyshohet se janë përfshirë në veprime korruptive, ku kundrejt pagesave monetare kanë favorizuar paligjshmërinë e dy televizioneve kabllore në Elbasan dhe Tropojë.

Në një rast personat e mësipërm dyshohet se kanë marrë 4 milion lekë të vjetra për të favorizuar Tv Kabllor “Brado” në Elbasan, ndërkohë që janë vënë nën presin të vazhdueshëm nga pronarët e këtij TV, me qëllim që të ndikonin për mos vendosjen e një gjobe. Në këtë dosje hetimore, janë arrestuar nga prokuroria dhe më pas liruar nga gjykata e Apelit Durrës, Bledar Karaj përfaqësues i “Tv Brado” në Bradashesh, Adem Boriçi pronari i “TV Brado”, Andrea Nathanaili ish-këshilltar i AMA-s, Suela Musta anëtare e AMA-s, Izmir Hajdari ish-inspektor i AMA-s, Dritan Drazhi dhe Shkëlqim Sula. Të gjithë këta persona tashmë janë duke u hetuar nga prokurori Sotir Kllapi. 

Persona të proceduar

1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh

2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA

4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan.

8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?