Kronikë

Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë i dënuar me burg

7 Korrik 2021, 09:04| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 09:08

  • Share

Arsen Maka, 38 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e shtetasit Arsen Maka, 38 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thotë policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?