Foto ilustruese

Bota

Korriku i vitit 2021, muaji më i nxehtë në historinë e planetit në 142 vitet e fundit

14 Gusht 2021, 15:36| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 15:39

  • Share

Korriku i 2021 është konsideruar si një nga muaji më i nxehtë në historinë e planetit, që kur temperaturat globale filluan të regjistrohen, 142 vjet më parë, njoftuan zyrtarët e motit në Shtetet e Bashkuara.

“Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit në botë, por korriku 2021 tejkaloi të gjithë ata të mëparshëm dhe arriti të bëhet dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri negativ po shton rrjedhën gjithnjë e më të përkeqësuar të ndryshimeve klimatike në botë,” tha shefi i NOAA Rick Spinrand në një deklaratë.

Gjetjet u raportuan, vetëm disa ditë pasi Kombet e Bashkuara publikuan një raport të gjatë ndërkombëtar të klimës që dokumentonte efektet ekstreme të ngrohjes globale që tashmë po ndihen në të gjithë botën.

Shkencëtari i klimës i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë Michael Mann tha "këto temperatura janë si pasojë e ndryshimit të klimës".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?