Korreshi: Mbështes negociatat e Berishës me Bardhin! Fryma opozitare të ngrihet në një grup të vetëm parlamentar

1 Shtator 2023, 13:39| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:29

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i cili nuk e njeh rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, në një intervistë për Report Tv është shprehur pro negociatave të Sali Berishës me Gazment Bardhin, për të bërë një bashkim në sesionin e ri parlamentar.

“Unë kam qenë gjithë kohës me deputetët demokratë, mendoj se ne të gjithë kemi dalë nga lista e PD. Ne që kemi dalë në mes, e që nuk njohim pronarët e PD, duam të japim një alternativë, duke kërkuar bashkimin në një grup të vetëm parlamentar. E mbështes negociatën, për këtë kemi qenë dhe për këtë kemi ngritur zërin. Nuk ka grup Rithemelimi më por ka deputetë të PD. Ne do bëjmë një grup të përbashkët për të shtuar forcat tona kundrejt Edi Ramës”, tha Korreshi.

Me rikthimin në krye të Partisë Demokratike, Basha nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë, ndërsa ditën e nesërme mbledh Kuvendin Kombëtar. Korreshi teksa shprehet se nuk është njoftuar për mbledhjen e Kuvendit, shton se nuk i druhet një përjashtimi nga grupi parlamentar.

“Nuk jam njoftuar për mbledhjen e Kuvendit. Ne që mbështesim Bardhin kemi kërkuar mbledhjen e kryesisë, kemi kërkuar të njëjtën gjë, bashkimin e deputetëve, një mbledhje të përbashkët. Ne kemi kërkuar një mbledhje të përbashkët unifikimin e qëndrimeve tona.

Nesër thuhet se do hidhen ide të reja. Është si të blesh një xhaketë të vjetër e ti vësh etiketë të re. Si ka mundësi thotë do gremë komision hetimor. Me 7 deputetë do ngresh komision. Kush e beson? Si e premton një gjë të tillë, sikur ne jemi bufa këtej. Ku ishe një vit e gjysmë ti. S’kemi bërë gjë ne në një vit e gjysmë. Ne kemi synim jo çfarë ndodh nesër në Kuvend por çfarë ndodh nga e hëna e tutje përballë kësaj qeverie që nuk ngopet duke vjedhur.

Frikë nga përjashtimi? Po pse Basha më bëri demokrat që më përjashtoka nga PD. Basha të shohë njëherë që në 2005 është bërë demokrat për vete. PD ku unë aderoj nuk përjashton,por mbështet dhe mendimet ndryshe. Për çfarë do të na heqë? Të jesh i qetë që nuk e kam këtë problem. Familja ime ka qenë demokrate, mua as më bën dhe as më heq nga PD Basha”, shtoi ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 01/09/2023 21:49

    Korreshi është i vonuar mendor. Akoma e dëgjoni atë!?

    Përgjigju
    • nano benca dhe revolucioni: 02/09/2023 02:09

      po si ka mundesi qe keta ven mbiemer burgu. deri aty vete karroca

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?