Ekspertët kanë frikë se është tepër vonë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës pasi rreth 5 milion njerëz u larguan nga Wuhan, epiqëndra ku shpërtheu epidemia, përpara se të vendosjes bllokimi i daljes së qytetarëve.
Miliona njerëz u larguan nga Wuhan - tani me nofkën ‘zombieland’, me autobusë, trena dhe aeroplanë shumë kohë përpara përhapjes së ljamit për virusin e ri
Sipas ‘Associated Press’, gjithsesi pas bllokimit të qytetit, gati 70% e pesë milion mbetën në provincën e Hubei, të tjerët u drejtuan për në krahinat fqinje Henan, Hunan, Anhui dhe Jiangxi. Megjithatë, disa e kanë lënë Kinën, me shumë mundësi duke përhapur nëpër botë infeksionin. 10 destinacionet më të mundshme globale ku kanë zbarkuar janë Tajlanda, Japonia, Hong Kongu, Tajvani, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Malajzia, Singapori, Vietnami dhe Australia.
"Është shumë vonë", tha Jin Dong-Yan, një virolog molekular në Shkollën e Shkencave Biomjekësore të Universitetit të Hong Kongut. "Pesë milion kanë dale jashtë Wuhan. Kjo është një sfidë e madhe për botën”.
Lajmi kryesor: