Koronavirusi/Ambasada në Itali njoftim për shqiptarët: Për sigurinë tuaj dhe tonën mos u paraqisni në konsullatë

25 Shkurt 2020, 20:38| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 14:48

  • Share

Rritja e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ka sjellë reagimin e Ambasadës Shqiptare në Romë, ku fton shtetasit shqiptarë të ndjekin dhe respektojnë masat e urdhëruara nga autoritete italiane. Ambasada Shqiptare në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari ftojnë qytetarët që të mos paraqiten në këto zyra deri në një njoftim të dytë për të mbrojtur veten dhe stafin.

'Për sigurinë e qytetarëve që marrin shërbime konsullore dhe stafit të  i bëjmë thirrje shqiptarëve që banojnë në zonat e izoluara për shkak të emergjencës nga përhapja e koronavirusit të mos paraqiten në Konsullatë deri në një tjetër njoftim dhe të zbatojnë rregullat e autoritetet', shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Vetizolimi, shmangia e ambienteve të populluara dhe një higjienë e mirë janë disa nga këshillat që autoritetet kanë shpërndarë në mënyrë që të ruajnë veten dhe personat e tjerë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • artur: 26/02/2020 10:56

    jo moreeee? ju jeni administrate publike dhe duhet te qendroni hapur. Kuptohet nese kam mundesi ta evitoj ardhjen ne ambasade se nuk kam urgjence e bej. Ne rastin e kundert, nese kam nje skadence, cfare duhet te bejne personat sipas jush?

    Përgjigju
  • Ggg: 26/02/2020 08:55

    Hahahaha cfare gallate....

    Përgjigju
  • Ripjellja: 26/02/2020 07:51

    Dhe presim qe keta te zgjidhin hallet e njerezve u zente virusi e vdekshi te gjithe sa jeni

    Përgjigju
  • Like: 25/02/2020 23:22

    Sbije rrufeja ne Hale thot populli por mos ki frik shoku rilindas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?