Koronavirusi/ Vetëizolohet në shtëpi kryeministri kanadez, pas dyshimeve se bashkëshortja e tij është infektuar

13 Mars 2020, 06:52| Përditesimi: 13 Mars 2020, 06:58

  • Share

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është vetëizoluar pasi bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqë simptoma të buta të sëmundjes mbrëmjen e së mërkurës.

Gruaja e shefit të ekzekutivit kanadez, kishte kryer një udhëtim drejt Londrës për një event në të cilin ishte referuese, ndërsa pak pas kthimit të saj shfaqi disa simtoma.

Çifti Trudeau po qëndron në shtëpi derisa të kthehen rezultatet e testeve, ndërkaq mësohet se vetë kryeministri nuk ka shfaqur ende ndonjë simptomë. Aktualisht ka rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada.

Përmes një deklarate, zyra e shtypit të kryeministrit kanadez shprehet se:  “Trudeau sipas këshillës së mjekut të tij, po vazhdon aktivitetet e përditshme ndërsa vijon monitorimi i shëndetit të tij. Ai po punon nga shtëpia.”

Trudeau ishte planifikuar të zhvillonte takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otava me drejtues të krahinës, të cilat tashmë janë shtyrë. Gjithë komunikimet e tij referuar zhvillimeve për pandeminë, kryeministri pritet t’i jap nëpërmjet telefonit.

 Aktualisht ka rreth 103 raste të koronavirusit janë konfirmuar në Kanada. Po ashtu, mediat e huaja bëjnë me dije se edhe një tjetër politikan kanadez, Jagmeet Singh, është mbyllur në shtëpi sepse nuk ndihej mirë. Edhe pse mjekët i kanë thënë se simptomat e tij nuk janë në përputhje me koronavirusin, ai ka zgjedhur ta kufizojë kontaktin me publikun.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?