Koronavirusi/ Veliaj për Report Tv: Rrini brenda! Ushqimi i çerdheve dhe kopshteve do u shkojë të moshuarve dhe nevojtarëve

20 Mars 2020, 17:41| Përditesimi: 20 Mars 2020, 18:29

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një lidhje me Skype për Report Tv në emisionin 'Repolitix' u bëri një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe kur të dalin të ruajnë distancën sociale. Veliaj tha se 90% e qytetarëve i kanë respektuar rregullat dhe urdhrin, ndërsa duhet të bindim edhe pjesën tjetër.  "Shqiptarët mbi 90% kanë respektuar urdhrat dhe distancën sociale, por ka edhe një pjesë që nuk bindet dhe mundohet që me disa mentalitete tradicionale si 'nuk më gjen gjë  mua'.... Po u sollën secili sikur të jetë i infektuar dhe bartës të bindë edhe atë % të qytetarëve që po rebelohet, duhet të jemi të gjithë bashkë dhe ta fitojmë këtë betejë" tha ai.

Të moshuarve dhe familjeve në nevojë, tha Erion Veliaj, do u dërgohet në shtëpi ushqimi i përcaktuar për kopshtet dhe çerdhet, pasi këto të fundit janë mbyllur. "Përsa i përket shtresave në nevojë, po zhvillohet një operacion i jashtëzakonshëm. Po çojmë ushqimet te të moshuarit, përveç databaze si bashki, na është shtuar edhe një kontigjent i prindërve që jetonin me fëmijët, por mund ti kenë në karantinë në vendet e tjera. Ne kemi sot të gjithë kapacitetin për të çuar këto vake.

Kemi një situatë edhe për ata që janë në çadër apo kontenier. Sot kemi pasur shpërndarje në zonat e fshatrave. Duam që i gjithë fondi ushqimor që shkonte për kopshtet dhe çerdhet të transferohet për familjet në nevojë, duke qenë se kopshtet dhe çerdhet janë mbyllur. Me çfarë ushqenim fëmijët, tani që janë mbyllur, dhe e kemi mundësinë e një fondi jo të vogël, ta parashikojmë për ditët, javët, muajt...".

Ndërkohë dezinfektimi në kryeqytet vijon. "Cdo ditë ka dezinfektim të rrugëve të Tiranës. Në mbrëmje bëjmë dezinfektim me pluhur. Në lagje fokusi më i madh është për hapësirat e përbashkëta, hapësira e shkallës, ashensorit. Edhe për ato pak raste të abuzimit duhet të jemi shumë të rreptë, më vjen mirë që edhe ushtria po i jep një dorë. Qëndroni në shtëpi, bashkia do të kujdes. Virusi po sillet si një vrasës edhe pse nuk ka një armë në dorë. Nëse secili sillet sikur ta kishte sëmundjen, mund të arrijmë një siguri. Bashkia do të bëjë të vetën".

Komento

Komente

  • Tarja!: 20/03/2020 20:38

    Si qytetar i tiranes ne 30 vite demokraci nuk ndigjova,asnje politikam majtas e djatas,asnje Kryetar Bashkije te majt e te djatht,asnje gazetar,opinjonist apo emisjon te vecante te diskutioje mbi popullim te Kryeqytetit.Ne tirane jeton meshum se 70/ perqind e popullsise ne rafshin kombetar plus dhe shume shtetesa te tjere.Valle kjo gjendje ndodhet edhe ne kryeqytetet e vendeve Europjane apo ne Vazhigton te Amerikes.Kete sinqerisht nuk dota besoja kurre,pasi keto vende e kryeqytete kane sandart jetese.Tirane eshte lene ne doren e nje llafazani dhe kacaflaqi Erjon Velia qe rri nga mengjezi deri ne darke neper Ekranet e Televizoreve.Fajin e ka ky popull mestyre edhe une si imajte i terbuar qe e kame votuar,por kurre nuk dota votoje.pasi ky Kryetar bashkije nuk punon per Tiranen por perveyen e tije.Pasirija e tije si shites fiqesh sic ka deklaruar vete aji eshte rritur aqshume sa qe ska makine llogoritese ti numroje. Kryeministri Rama po flet perdite per rrezikun qe i kanoset vendit nga Koronovirusi,por ka 6 vjet ne pushtet nuk nxorti asnje ligj apo akt normative per te frenuar dyndjen e popullsise ne Kryeqytet dhe ne qytetet e medha,ku edhe koronaviruesi eshte i pranishen dhe kercenues per popullsine e pafajshem.Sot kane ardhur koherat qe populli me zgjuersine e tije duhet tju veje drurin ketyre palo politikanesh qe i kane sjelle deme te pallogoriteshem ketije vendi.Epidemija 30 vjecare politike ka krijuar pikerisht kete epidemi viruesh qe poperjetojm e vuajme sot.Zoti na shpetofte “Amin”

    Përgjigju
  • almanak: 20/03/2020 19:47

    DIL E PASTRO-dezifekto TIRANEN ,,,MOR ZOG KU*VE,,,E KE LENE TIRANEN NE PIKE TE HALLIT,,TE QELBUR NE CDO RRUGE E RRUGICE,,,,PALACO,,,,NA THE SE NUK DO JEPJE ASNJE LEJE NDERTIMI NE TIRANE,,PA NA THUAJ SA KE DHENE PER 6 VJET,,,T.Q.R.

    Përgjigju
  • Personi fizik: 20/03/2020 19:27

    Edhe sa vite do vazhdojme te paguajme taksen e perkohshme per arsim z. Veliaj? U bene 5 vjet qe po e paguajme dhe as Coronavirusi nuk arriti ta ngadalesoje bashkine e tiranes ne dergimin e formularit te taksave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?