New York-u ka regjistruar sot vdekjen e një fëmije i infektuar nga koronavirusi ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë shtetin tejkalon shifrën 1.300. Autoritetet njoftuan se foshnja kishte sëmundje para-ekzistuese.
Në Kaliforni, një djalë 17 vjeçar që vdiq i infektuar nga koronavirusi në shtëpi, më parë ishte refuzuar shtrimi në spital sepse nuk kishte sigurim shëndetësor.
New York-u është epiqendra e infeksioneve koronavirus në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me mbi 40% të të gjitha vdekjeve. Shumica e pacientëve janë nën 50 vjeç.
Në SHBA, numri i të identifikuarve me Covid-19 është mbi 164 700 kurse viktimat numërohen në rreth 3180
Turqi, largohet nga spitali dhe vdes
Një burrë 74-vjeçar që ishte testuar pozitiv me Covid-19 vdiq në Turqi pasi u largua nga spitali, ku ishte shtruar për disa orë. Ngjarja ndodhi në Tokat, në Anadollin verior. Sipas njoftimeve të mediave lokale, burri u gjet I vdekur në shtëpinë e tij pas largimit nga spitali.
Lajmi kryesor: