Koronavirusi/ Tifozi 'thyen' urdhrin! I vetmi në stadium në ndeshjen Valencia- Atalanta me dyer të mbyllura

10 Mars 2020, 22:24| Përditesimi: 10 Mars 2020, 22:30

  • Share

Mes masave të ashpra për frenimin e koronavirusit në botë, ishte edhe zhvillim i ndeshjeve të futbollit pa tifozë. Por këtë urdhër të marrë duket se e ka thyer vetëm një tifoz dhe kjo ka ndodhur pikërisht në  ndeshjen Valencia- Atalanta e vlefshme për Champions League.

Ai ishte tifozi i Valencias dhe për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës vendosi 'të thyej' urdhrin për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Gjatë kohës që luhej ndeshja në krahë të Valencias ndodhej statuja e Vicente Navarro,  që u vendos në stadium në nder të tij si një tifoz i rregullt i të gjitha ndeshjeve deri në vdekjen e tij në 2017.

Klubi i kushtoi tifozit të tij besnik këtë statujë më 2019, dhe në kohën e koronavirusit, ishte i vetmi që nuk e tradhtoi dhe braktisi Valencian.

Navarro u verbua në moshën 50-vjeçare, por pavarësisht kësaj ai shkonte rregullisht në çdo ndeshje pasi edhe pse nuk shikonte, ndiente atmosferën e lojës dhe ekipit të tij.

Reagimet në lidhje me ndjekësin e vetëm të ndeshjes ishin mjaft emocionuese, ku një prej tyre shkruante 'Kjo është një nga gjërat më të mahnitshme dhe përulëse që kam parë ndonjëherë' apo ' Vicente Navarro përfaqëson sot të gjithë tifozët. Kështu që teknikisht stadiumi është plot!'.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?