Koronavirusi s'i tremb shqiptarët e Kosovës, më të shumtë në numër se vitin e kaluar për pushime në Shqipëri

9 Korrik 2020, 14:57| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 14:59

  • Share

Pandemia e koronavirusit nuk i ka vënë në diskutime pushimet që shqiptarët e Kosovës zgjedhin të bëjnë në Shqipëri. Frika është prezente, por bazuar te shifrat, ashtu si edhe në vite të tjera, deri më tani, kanë qenë të shumtë ata shqiptarë të Kosovës që kanë kaluar kufirin me destinacion bregdetin.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë përmes Morinit ka qenë 76.974 qytetarë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë verë kanë hyrë 2.666 qyetetarë më shumë. Saktësisht numri i atyre që kanë hyrë nga pika kufitare e Morinës është 74.308.

Theksojmë që javën e kaluar me 1 korrik ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?