Koronavirusi shtyn reformën zgjedhore, kërkohet afat deri në fund të prillit! Diskutimet do vijojnë në formë virtuale

16 Mars 2020, 19:21| Përditesimi: 16 Mars 2020, 19:55

  • Share

Shtyhet afati për reformën zgjedhore. Ishte vendosur 15 marsi si afat për miratimin e saj në Kuvend, por situata e koronavirusit ka çuar në shtyrjen e saj, ku kërkohet që diskutimet në tryezën politike të vijojnë deri në fund të prillit.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri bëri të ditur se kërkesa për shtyrjen e reformës u bë nga bashkëkryetarët e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, të cilët kërkuan afat deri në fund të prillit.

Takimet për këtë reformën dhe diskutimet mes bashkëkryetarëve do të vijojnë ndërkohë por në formë virtuale, pasi takimet në tryezë janë ndaluar deri në një urdhër të dytë, si pjesë e masave shtrëngues për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në takimin e fundit u diskutua për ndryshimin e sistemit dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, ku palët u larguan pa një konsensusi duke akuzuar njëra tjetrën se nuk duan ndryshimin e sistemit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?