Foto nga mbledhja online

Koronavirusi shtyn mbledhjen e KE, do të diskutohej hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

18 Mars 2020, 18:38| Përditesimi: 18 Mars 2020, 18:48

  • Share

Anëtarët e Këshillit Evropian ndoqën me video-konferencë veprimet e BE-së bazuar në shpërthimin e COVID-19.

Për të kufizuar përhapjen e virusit globalisht, udhëheqësit ranë dakord të përforcojnë kufijtë e jashtëm duke vendosur kufizime të koordinuara, të përkohshme për udhëtimet jo thelbësore në BE për një periudhë prej 30 ditësh.

"Ne kemi nevojë për të siguruar kalimin e ilaçeve, ushqimit dhe mallrave dhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre të lindjes",  tha Presidenti Michel pas takimit.

Udhëheqësit kanë konfirmuar mbylljen e propozuar të kufijve të jashtëm dhe të Shengenit për të paktën 30 ditë.

Ata gjithashtu vendosën të krijojnë korsi të linjës së shpejtë në kufijtë e vendeve të tyre për të mbajtur lëvizjen e ilaçeve dhe mallrave.

Profesionistët mjekësorë dhe shkencëtarët do të perjashtohen nga kufizimet e udhëtimit.

"Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që kërkohet. Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të mëtejshme pasi situata evoluon”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ekzekutivi i BE-së paralajmëroi shtetet anëtare se ky ishte vetëm fillimi i krizës, për të cilën Gjermania tha se do të zhvillohej për muaj dhe jo javë.

Gjithashtu drejtuesit vendosën të shtyjnë Këshillin e zakonshëm Evropian që ishte planifikuar të mbahej më datë 26 dhe 27 mars, në të cilën pritej një tjetër vendimmarrje në lidhje me fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?