Koronavirusi, shkon në 636 numri i viktimave, rreth 4 mijë e 821 pacientë të tjerë në gjendje kritike për jetën

7 Shkurt 2020, 05:16| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 05:20

  • Share

Shkon në 636 numri i viktimave nga koronavirusi në territorin e Kinës, pasi 73 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

69 prej viktimave u shënuan në provincën Hubei, vend në të cilin nisi dhe shpërthimi i epidemisë. Komisioni Shëndetësor në Hubei,  po ashtu bën me dije se janë shënuar rreth 2 mijë e 447 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Deri tani numri i personave të prekur globalisht nga epidemia është 31 mijë e 161 raste gjithsej, ndërkaq, raportohet se rreth një mijë e 540 persona  janë larguar nga spitalet pas përmirësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?