Koronavirusi 'rrit' hartën e epidemisë! 86 000 të infektuar në rang global, 1128 në Itali! OBSH: Ende nuk kemi pandemi

1 Mars 2020, 12:04| Përditesimi: 1 Mars 2020, 17:44

  • Share

Numri i të infektuarve me koronavisur në Itali vijon të rritet ku deri janë infektuar 1128 persona dhe 29 veta kanë humbur jetën, prej të cilëve 23 viktima janë shënuar në Lombardi, 2 në Veneto dhe 4 në Emilia-Romagna.

Në SHBA u shënua viktima e parë nga koronavirusi që solli dhe ndërprerjen e udhëtimeve të linjës ajrore American Airlines drejt Milanos. Gjithashtu viktimat e para u shënuan edhe në Tailandë dhe Australi. Greqia ka konfirmuar tre raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 7. Viktimat e para nga koronavirusi janë shënuar edhe në Tajlandë dhe Australi.

Në nivel global numri i të prekurve ka shkuar në 86 mijë të infektuar dhe rreth 3 mijë të vdekur, ku shumica e rasteve janë në Kinë.

Kina prej ditësh ka hyrë në fazën e zbehjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve , ndërsa pjesa tjetër e botës po përjeton zmadhim të hartës së epidemisë

OBSH ngriti alarmin e rrezikut për epideminë e koronavirusit nga i lartë në shumë i lartë por gjithsesi për momenti nuk flitet për pandemi. Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së tha se në këtë fazë armiku më i keq nuk është koronavirusi por frika dhe paniku i përhapur prej tij.

Ora 17:38
Muzeu i Luvrit në Paris mbyll dyert prej koronavirusit

1583080830_1110938460603562851.jpg

Njerëzit në radhë jashtë muzeut të Luvrit

Dita e diel ka shënuar radhë të gjata jashtë muzeut të Luvrit në Paris, për shkak se dyert e saj kanë qëndruar të mbyllura për të parandaluar përhapen e mundshme të koronavirusit.

Shqetësimet dhe rastet e reja të të infektuarave me koronavirus, kanë bërë që autoritete e muzeut të marrin masa duke e mbyllur atë gjatë të dielës.

Muzeu i Luvrit është një nga më të vizituarit në botë, ku turistët vijnë nga e të gjithë vendet, përfshirë edhe ato që ndodhen në hartën e kuqe të prekjes nga koronavirusi. 

"Luvri është një hapësirë ​​e mbyllur që mirëpret më shumë se 5 000 njerëz në ditë. Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e stafit." tha për përfaqësues i muzeut duke shpjeguar pse dyert e saj qëndruan mbyllur gjatë të dielës.

Një ditë më parë edhe qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet mbi 5000 persona në 'hapësira të kufizuara' pikërisht për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Deri tani, Franca ka raportuar 100 raste të prekura me koronavirus dhe 2 viktima.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?