Koronavirusi/ Qytetarët nuk u largohen nga kafenetë...pronarët nuk respekton 2m distancë/ Vëzhgimi i Report Tv (VIDEO)

11 Mars 2020, 14:34| Përditesimi: 11 Mars 2020, 16:19

  • Share

Në një kohë kur i gjithë vendi ka hyrë në plan veprimi për parandalimin e koronavirusit ku një nga udhëzimet kryesore të lëshuara nga ministria e shëndetësisë dhe OBSH ishte shmangia e ambienteve me shumë njerëz, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar.

Nisur nga kjo, Report TV bëri një vëzhgim në lokalet e kryeqytetit të cilat ofrojnë panoramën e përditshme të një dite të zakonshme. Të mbushura plotë, me grupmosha të ndryshme, nga të rinjtë e deri tek moshat e treta, qytetarët e kanë lënë sigurinë e tyre në planin dytësor.

Frekuentimi i këtyre ambienteve shkelë edhe një nga masat parandaluese të Covid-19 atë të ruajtjes së distancës nga njëri tjetri me të paktën 1 metër dhe i ekspozon ato më tepër ndaj virusit. As bizneset nuk kanë zbatuar urdhrin që qeveria dha ditën e djeshme, që lokalet të risistemoheshin duke vendosur tavolinat në 2 m distancë nga njëra-tjetra.

Ditën e djeshme me vendim qeverie u urdhërua moslejimi i grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura çka solli mbylljen e  522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.


Lajmi kryesor:

Zero ndërgjegjësim nga qytetarët! Pa maska dhe 'ngjeshur' me njëri-tjetrin rrinë në radhë për pasaporta dhe pensione


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?