Foto ilustruese

Bota

Koronavirusi 'pushton' kopshtin zoologjik në Indi, ngordh një luaneshë

4 Qershor 2021, 20:33| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 20:35

  • Share

Një luaneshë, në kopshtin zoologjik shtetëror në periferi të qytetit Chennai në Indinë e Jugut, ka ngordhur si pasojë e koronavirusit.

Ky nuk është rasti i parë për kafshë të raportuara të infektuara me COVID, ku edhe më parë kanë ngordhur dy tigra të bardhë në Pakistan si dhe luanë të tjerë janë diagnostikuar me virus në Spanjë dhe qytete të tjera në Indi.

Kopshti Zoologjik në Chennai të Indisë ka raportuar se shumica e luanëve ishin infektuar me COVID dhe se janë vendosur në karantinë, ndërsa po mjekohen me antibiotikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?