Koronavirusi po 'mbin' kudo,  BE thërret mbledhje të jashtëzakonshme

10 Shkurt 2020, 20:00| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 20:07

  • Share

Koronavirusi po përhapet me një shpejtësi 'skëterre' duke alarmuar të gjithë botë, ku rastet e reja me të infektuar duket se 'mbijnë' kudo. Kjo situatë alarmante dhe shpallja e gjendjes se emergjencës globale nga OBSH ka bërë që Bashkimi Europian të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten e 12 shkurtit në Bruksel.

Ministrat e shëndetësisë nga vendet anëtare të BE do të zhvillojnë një takim të enjten në Bruksel për të "koordinuar veprimet e shteteve anëtare", tha Janez Lenarcic, komisioneri i menaxhimit të krizave të BE, për shkak të një përhapjeje shqetësuese të virusit të ri të lëshuar së fundmi në Kinë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Komisioneri tha që virusi po përhapet me shpejtësi dhe paraqet një kërcënim serioz për shëndetin publik. Ai theksoi se që nga përhapja e koronavirusit në gjithnjë e më shumë vende, përfshirë evropianët, Bashkimi Evropian duhet të përqendrohet në koordinim dhe bashkëpunim për të ndaluar epideminë.

'Ministrat pritet të miratojnë konkluzione mbi veprimet e koordinuara në mbledhjen speciale pas rishikimit të situatës' tha Lenarcic.

Në fund të janarit, BE caktoi 10 milion euro për të mbështetur hulumtimin mbi koronavirusin. Sipas një raporti nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, gjatë ditës së hënë, numri i vdekjeve në vend nga koronavirusi ka shkuar në 908 dhe janë infektuar 40 171. Jashtë Kinës janë 24 vende në botë që kanë raportuar persona të infektuar me koronavirus.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?