Koronavirusi, Pekini ‘shlyen fajin’ për vdekjen e mjekut hero me 114 000 dollarë

8 Shkurt 2020, 10:59| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 11:21

  • Share

Pekini ‘shlyen fajin’ për vdekjen e mjekut hero.

Qeveria kineze ka vendosur të kompensojë vdekjen e Li Wenliang me 114 000 dollarë (800,000 juan) nga fondi i sigurimeve për funeralin dhe shpenzimet e tjera.

Zyra Komunale e Wuhan për Burime Njerëzore dhe Sigurime Shoqërore gjithashtu do të ndryshojë pagesën e pensionit për të afërmit e tij.

Më 30 dhjetor, Li Wenliang ngriti alarmin i pari për koronavirusin e Wuhan.

Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin.

Një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan pranuan se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ishte mashtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.

Edhe vdekja e Li fillimisht ishte e mbështjellë me mister. Ai u deklarua I vdekur nga disa media shtetërore të cilat më pas e tërhoqën lajmin dhe sërish pas disa orësh e rikonfirmuan atë.

Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai është një lloj heroi tragjik.

Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe Li Wenliang.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 86 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 724, të infektuarit nxirren me forcë nga shtëpitë


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?