Ulja e ndotjes në një muaj në Kinë/ Janar 2020, Shkurt 2020

Koronavirusi pastron ajrin në Kinë, paralizimi i fabrikave ul ndotjen

1 Mars 2020, 14:03| Përditesimi: 1 Mars 2020, 14:13

  • Share

Imazhet satelitore kanë treguar një rënie dramatike të niveleve të ndotjes mbi Kinën dhe e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e paralizimit të punës në pjesën më të madhe të fabrikave në vend për parandalimin e koronavirusit.

Ulja e aktivitetit  të punës së fabrikave dhe transportit në Kinë për të frenuar koronavirusin ka sjellë një pastrim të dukshëm të ajrit të ndotur. Kjo është publikuar nga imazhet satelitor të NASA-s, ku tregohet një reduktim i dukshëm i nivelit të dioksidit të azotit.

Ulja e niveleve të dioksidit të azotit,  një gaz i dëmshëm i emetuar nga automjetet motorike dhe objektet industriale, është vënë re në qytetin Ëuhan ku shpërtheu dhe epidemia e koronavirusit.

Në imazhe NASA ka krahasuar dy muajt e parë të vitit 2019 me të njëjtën periudhë të vitit 2020./BBC

Ndotja e ajrit në Janar-Shkurt 2019 dhe janar-shkurt 2020

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?