Koronavirusi, Parisi dhe Nju Jorku testojnë dhjetra ilaçe, rezultatet publikohen këtë javë

19 Mars 2020, 08:50| Përditesimi: 19 Mars 2020, 08:54

  • Share

Pasi u përmend disa herë si një trajtim efektiv për të luftuar infeksionin e Covid 19, hidroksilklorina, ilaçi që përdoret prej vitesh kundër malaries, duket se ka ndezur shpresën për shërim edhe për pacientët të infektuar më seriozë.

Sipas një studimi të spitalit universitar në Marsejë në Paris,  75% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament pas gjashtë ditësh dalin negativ në testin e tamponit.

Por sipas OBSH, deri më tani, asnjë ilaç antiviral nuk ka treguar se është efektiv kundër koronavirusit.

Shkencëtarë nga Parisi dhe Nju Jorku kanë filluar tashmë testimin e dhjetra ilaçeve kundër mostrave të koronavirusit dhe po përgatiten të publikojnë rezultatet e tyre këtë javë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se "ky koronavirus paraqet një kërcënim të paparë për botën. Ai duartrokiti mjekët dhe infermierët italianë që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit.

Ai e ka quajtur mrekulli faktin e numrit të lartë të atyrë që dalin me jetë nga kujdesi intensiv dhe ka vlerësuar forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor italian.


Lajmi kryesor:

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?