Foto ilustruese

Koronavirusi në Serbi/ 7 raste të reja, shkon në 55 numri i të infektuarve

16 Mars 2020, 14:19| Përditesimi: 16 Mars 2020, 14:22

  • Share

SERBI-7  raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë, duke e çuar në 55 numrin e personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë  ka konfirmuar se deri mëngjesin e sotëm janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitiv për koronavirus.

Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë dërguar për mjekim në spital, pa komplikime.

Ndërkohë presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se hapi ishte i domosdoshëm për të mbajtur funksionimin normal të vendit gjatë epidemisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?