Foto ilustruese

Koronavirusi në Greqi, 19,154 të infektuar dhe 93 viktima në 24 orët e fundit

10 Shkurt 2022, 17:46| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 17:48

  • Share

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 19,154 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 93 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID.

Prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 2,129,153 raste me COVID, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 24,507.

Sipas raportimeve, 95.1% kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe shumica prej tyre ishin mbi 70 vjeç.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 396 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2236 janë të lidhura me persona të infektuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?