Koronavirusi nuk 'pengon' dot pagesën e detyrimeve, OSHEE tregon mënyrat se si qytetarët mund të paguajnë dritat

25 Mars 2020, 19:44| Përditesimi: 25 Mars 2020, 19:50

  • Share

Gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirus, nuk do të mund t’i pengojë qytetarët të paguajnë detyrimet e tyre. OSHEE iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të paguajnë faturën e tyre të dritave online, përmes aplikacioneve bankare ose e-albania. Në rast pamundësie përmes metodave on-line, përmes një njoftimi OSHEE bën me dije se sportelet e saj janë hapur çdo ditë nga ora 07:00 - 13:00. Faturat mund të paguhen edhe në sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave.

“Pagesa e faturës mund të bëhet online përmes

Web oshee.al

Aplikacioneve bankare

e-albania

Mjafton të regjistroheni duke futur të dhënat e sakta që kërkohen

Gjithashtu, sportelet tona janë hapur çdo ditë 07:00 - 13:00

Mund të përdorni edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Komento

Komente

  • virusi: 25/03/2020 20:26

    Shpejt pensionista, mesoni te perdorni internetin. Po dolet e pesuat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?