Koronavirusi nuk ndal rindërtimin pas tërmetit, Rama: Projekti nis me 59 shkolla dhe konviktet e studentëve

12 Mars 2020, 18:58| Përditesimi: 12 Mars 2020, 19:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për të nisur fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit në arsim, ku do të përfshihen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Universitetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti. Rama thekson se koronavirusi nuk do të ndal projektet për rindërtim të shtëpive, shkollave dhe spitaleve që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Rindërtimi do të nis me fondin e përcaktuar mbi 7 miliardë e 900 milionë e përcaktuar nga buxheti I shtetit, ku një pjesë jepet nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit dhe në pjesë nga Bashkia e Tiranës. Përgjegjës për zbatimin e vendimit është Fondi shqiptar I zhvillimit , Bashkia Tiranë dhe Ministri për Rindërtimin dhe ministria e Financave.  

“Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.

-59 shkolla të reja

- godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor

- 4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti

#FuckingCorona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit’, shkruan Rama

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?