Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Koronavirusi, një viktimë dhe tetë raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Kosovë

20 Qershor 2021, 16:04| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 16:06

  • Share

Situata me pandeminë e COVID është përmirësuar edhe në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë  regjistruar vetëm 8 raste të reja infeksioni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, fatkeqësisht një person ka humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orët e fundit.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.227.

Në total numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë është 174.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit në janë kryer 965 doza vaksinash kundër COVID-19, duke e çuar numrin total të vaksinimeve të kryera në 133.868 doza.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?