Basha-qytetarëve: Mbroni veten! Qeveria dështoi! Vala e dytë e COVID-19 po godet vendin shumë keq

7 Nëntor 2020, 14:19| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 15:53

  • Share

TIRANË- “Nuk ka gjë më të dhimbshme se pamundësia për t'u ardhur në ndihme familjarëve dhe të afërmëve të sëmurë”...

Me këtë fjali, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi ti drejtohej qytetarëve, duke iu bashkuar thirrjeve për të respektuar masat që dikton pandemia Covid 19, teksa shifrat e të infektuarve po rriten cdo ditë.

"Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po rëndohet dita-ditës. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur dhe pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Asgjë nuk është me çmuar se jeta dhe shëndeti juaj. Ndaj ju bëj thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrojtur jetën, veten, fëmijët, prindërit dhe familjet tuaja", tha Basha. 

Përballimin e kësaj situate Basha e sheh të vështirë, në kushtet ku sipas tij, qeveria pason përgjegjësinë te qytetarët.

"Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi të plotë kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.   E vetmja përgjigje është se fajin e kane qytetarët. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj", shtoi ai. 

Nëpërmjet videomesazhit, Basha tha se dështimi me pandeminë vihet re edhe në aspektin ekonomik, duke e renditur shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit. Teksa akuzon se vendi ka mbetur pa lidership, kreu i demokratëve tha se shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 08/11/2020 08:04

    Po.Qeveria ka deshtuar dhe bashke me te dhe shqiptaret.covid 19 u perdor si arme biologjike kunder popullit dhe qeverise nga nje grup kriminelesh terroriste si lulzim basha,monika kryemadhi me pasuesit e tyre,ilir meta ,presidenti i shqiperise eshte ne krye te ketij grupi terrorist.u perdor arma biologjike covid 19 ne lufte per te ardhe ne kushtet,duke akuzuar me jeten e dhjetra shqiptareve.jeta e tyre nuk vlen asgje perpara kolltukut dhe pasuria e te vene me vjedhje e abuzime. Pyes:-cili eshte ndryshimi ndermjet terroristeve ne Paris e vjenenga terroriste qe vdesin e plagosur me arme covid 19?vetem lloji i armes.asgje me shume

    Përgjigju
  • populli: 08/11/2020 05:50

    POO po te ishe ti do e menaxhoje me mire ike ore hajdute ,e kemi pare ate partine tande cfare hudheheqje i ka bere vendite gjithe njolla jeni

    Përgjigju
  • BENI: 07/11/2020 18:08

    IK fli gjume o hajdut dhe kriminel...

    Përgjigju
  • Ema: 07/11/2020 17:29

    Qeveria nuk deshtoi po ca plera si ti e Mona ben mitingje e nuk mbani maska po perhapni me keq virusin

    Përgjigju
  • Moli: 07/11/2020 16:43

    Luli je bërë si genci origjinal preza HahaHa

    Përgjigju
  • Hahs: 07/11/2020 14:47

    Basha me shake te ngjitura kerkon sponsor

    Përgjigju
  • free: 07/11/2020 14:32

    Qytetare e fshatare kane marre masa me kohe po ti u bere me tre vila e tjeret humben punen kshuqe mos llomotit kot se spo ta pjerdh njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?