Koronavirusi, në Serbi 66 vdekje dhe 201 raste të infektuar nga Covid-19

9 Prill 2020, 16:20| Përditesimi: 9 Prill 2020, 16:22

  • Share

Në Serbi janë regjistruar gjithsej 201 pacientë të infektuar nga koronavirusi duke çuar numrin e të të infekturve në 2.867.

Sipas raportimeve të fundit nga autoritetet, gjatë 24 orëve ka ndërruar jetën edhe një person i identifikuar pozitiv për një total vdekjesh prej 66.

Po sipas autoriteteve në orët e fundit janë testuar 1.586 persona nga të cilët 201 rezultuan të prekur nga Covid-19.

Mes totalit të të infektuarve është edhe Danilo Vucic, djali i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç I cili ndodhet i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive që nga dita e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti serb në Instagram, ku ai shkruan se djali i tij “po i nënshtrohet trajtimit pasi u infektua nga ky virus i mbrapshtë.

Mediat serbe shkruajnë Danilo dhe vajza e Presidentit, Milica janë angazhuar kohët e fundit në disa aktivitete humanitare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?