Foto ilustruese

Koronavirusi në Maqedoninë  e Veriut/ 138 raste të reja dhe 7 të vdekur gjatë 24 orëve

1 Gusht 2020, 16:52| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 16:54

  • Share

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 138 raste të tjera të prekurish me COVID-19 duke e çuar në 10.891 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 7 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 493.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 103.938 teste për COVID-19, përfshirë 1.621 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.698, bashkë me 144 të shëruarit në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.700.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?