Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Koronavirusi në Kosovë, Hoti: Po përgatisim masat e reja për festat e fundvitit!

13 Dhjetor 2020, 14:46| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 14:49

  • Share

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se qeveria e Kosovës po përgatit masat e reja për festat e fundvitit por pa i specifikuar.

Ndër të tjera ai foli dhe për situatën e COVID-19 në vend duke u shprehur se në 2 javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga qeveria janë ulur rastet aktive për rreth 15%.

Sipas tij, institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Hoti shkruan në Facebook se numri i pacientëve të shtruar në spitale sot është 874.

Kurse, duke u ndalur te gjendja nëpër shkolla, ka shkruar se të dhënat tregojnë se nga rreth 11 mijë arsimtarë që janë testuar, 15% kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq nga rreth 7 mijë nxënës të testuar 17% kanë rezultuar pozitiv.

Kjo sipas tij, është arsyeja e vendimit të qeverisë për të mbyllur shkollat më 18 dhjetor.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?