Ambulanca e COVID në Kosovë

Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 6 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

11 Nëntor 2021, 15:49| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 15:57

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus nga 1,427 testime të kryera.

Ajo që vihet re, është rënia e infektimeve krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 14 raste.

Sakaq, asnjë person nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.

Ndërsa 12 qytetarë janë shëruar sot. Mësohet se aktualisht janë 429 raste aktive me COVID.

Prej fillimit të vaksinimi në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,589,739 doza të vaksinës.

Deri më sot, 746,232 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?