Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 6 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 327 raste aktive me COVID

24 Nëntor 2021, 15:16| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 15:27

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të numrit të infektimeve, pasi dje u regjistruar 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 1,802 doza vaksine gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa prej fillimit të fushatës së vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,609,325 doza.

Sakaq deri më sot 758,250 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 8 qytetarë janë shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 157,727.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me COVID.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?