Ambulanca infektive në Kosovë

Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Kosovë/ 17 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 405 raste aktive me COVID

17 Nëntor 2021, 15:45| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 15:48

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, nga 1,544 testime të kryera.

Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën gjatë këtyre 24 orëve si pasojë e COVID. Sakaq, mësohet se 19 qytetarë janë shëruar ndërsa 405 raste vijojnë të jenë aktive me COVID.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,980 persona kanë humbur jetën. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.5 milion doza të vaksinës.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat ka shkuar në 752.365, derisa 847,007 kanë marrë dozën e parë.

Deri më sot janë vaksinuar plotësisht 41.8 për qind e popullsisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?